5-19 dhjetor/ Në Teatrin Eksperimental nis Festivali Teatror i të rinjve “Hapat”

5-19 dhjetor/ Në Teatrin Eksperimental nis Festivali Teatror i të rinjve “Hapat”

Nis sot Festivali Teatror “HAPAT”, ngjarja më e rëndësishme e skenës teatrore për të rinjtë.

10 produksionet e festivalit “HAPAT” do të shfaqen nga data 5 deri më 10 dhjetor.

Shfaqjet do të jepen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në sallën black box të Universitetit të Arteve.

Festivali teatror “HAPAT” është faza finale e Fondi të Teatrit për të Rinj që synon nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit, duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës të shkojë në të gjithë vendin.

Ky fond i Ministrisë së Kulturës ka aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj si dhe adresuar ata që të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e teatrit në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Juria profesioniste është e përbërë nga Besfort Idrizi, Robert Nuha, Endri Sina, Alert Çeloaliaj, Sofi Kara, Beqo Nanaj, Iris Canaj.

Festivali “HAPAT” ka natyrë kompetitive. Vlerësimet bëhen nga juria profesioniste e cila do të ndajë këto çmime:

  • Shfaqja më e mirë
  • Regjia më e mirë
  • Aktori më i mirë
  • Aktorja më e mirë
  • Koreografia më e mirë
  • Skenografia më e mirë
  • Kostumografia më e mirë
  • Muzika më e mire

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy