Peizazhe mbresëlënëse nga bota (FOTO)

Peizazhe mbresëlënëse nga bota (FOTO)

Një set fotografik me katër imazhe nga fotografi rus Oleg Ershov, i cili fitoi vendin e parë në konkursin ndërkombëtar si Fotografi i Peizazhit për vitin 2019.

Fleswick Bay, Angli OLEG ERSHOV

Ershov, imazhet e të cilit tregojnë peizazhe në Angli dhe Islandë, mundi 3 400 prurje të 840 fotografëve nga e gjithë bota.

"Pasioni im për fotografinë e peizazhit bazohet në dashurinë për natyrën, veçanërisht në vendet ku ndërhyrja njerëzore nuk është ende e dukshme", tha ai.

Blafellsa, Islandë OLEG ERSHOV

"Vetëm të qenit diku në agim duke parë fillimin e një dite të re më jep një gjallëri të jashtëzakonshme", shprehet Ershov, i cili është një fotograf amator dhe e financon pasionin e tij duke punuar për një kompani të shpërndarjes së ushqimit.

Ai thotë se vendet e parapëlqyera për fotografim peisazhesh janë Islanda, Skocia dhe jugperëndimi i SHBA-së.

Kerlingarfjoll, Islandë OLEG ERSHOV

"Interesi im për fotografinë filloi në vitin 2007 kur bleva aparatin e parë fotografik DSLR dhe u regjistrova për një turne fotografish në jugperëndimin të SHBA-së.

"Më goditi shumëllojshmëria e jashtëzakonshme e peizazheve, ngjyrave dhe përbërjes së terrenit që gjeta në natyrë."

Haiffoss, Islandë OLEG ERSHOV

Fotografja franceze Magali Chesnel e fitoi konkursin për një imazh të vetëm, me foton e saj me titull “The Harvest of Salt Road”.

Imazhi i saj tregon Salin de l'ile Saint Martin; një kripore në Gruissan, Francë.

Le Salin de l'Île Saint-Martin, Gruissan, Francë MAGALI CHESNEL

Këtu janë edhe fituesit e tjerë të çmimeve:

Vendi i dytë, imazhi i vetëm: Sander Grefte, Holandë

Bonaire, Karaibe Holandeze SANDER GREFTE

Vendi i tretë, imazhi i vetëm: Adam Hoszang, Hungari

Sharqiya Sands Desert, Oman PETER ADAM HOSZANG

Konkursi krijoi edhe disa kategori të veçanta çmimesh, unike për çmimet e këtij viti.

Çmimi “The Lone Tree”: Anke Butawitsch, Gjermani

Madeira, Portugali ANKE BUTAWITSCH

Çmimi “The heavenly cloud”: Brandon Yoshizawa, SHBA.

Sierra Nevada, Kaliforni, SHBA BRANDON YOSHIZAWA

Çmimi “The Abstract Aerial”: Ignacio Palacios, Australi

Maranhenses, Brazil IGNACIO PALACIOS

Çmimi “The Wildlife in Landscape”: Ricardo Da Cunha, Australi

Mongolia Perëndimore RICARDO DA CUNHA  

Çmimi “The Snow and Ice”: Veselin Atanasov, Bullgari

Bullgari VESELIN ATANASOV

Konkursi gjithashtu përzgjodhi 101 prurjet më të mira fotografike, si:

ARMAND SARLANGUE Utah, SHBA

GREG STOKESBURY Kaliforni, SHBA

BENJAMIN MAZE, New South Wales, Australi

DANIEL MIRLEA Parku Kombëtar Kozia, Rumani

CRAIG BILL Arizona, SHBA

HELDER SILVA Kaliforni, SHBA

STANISLAO BASILEO Torino, Itali

JAKA IVANCIC Kroaci

MAT BEETSON Kalbarri, Australi Perëndimore

PATRICK HERTZOG Parku Kombëtar Vatnajokull, Islandë /BBC, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy