Publikohen poezitë e pabotuara të Leonard Cohen

Publikohen poezitë e pabotuara të Leonard Cohen

Poezitë e fundit të Leonard Cohen, të cilat këngëtari i ka përfunduar disaditë para vdekjes, do të publikohen vitin e ardhshëm, njoftoi dje në mbrëmje menaxheri i tij.

Titulluar “The Flame” vepra do të përmbledhë poezi të papublikuara të Leonard Cohen, si dhe tekstet në prozë, ilustrime dhe tekste të tre albumeve të fundit.

“The Flame’, që këngëtari kanadez e përfundoi disa ditë para vdekjes më 7 nëntor 2016, zbulon të gjithë intensitetin e zjarrit të tij të brendshëm”‘, theksoi Robert Kory, ish-menaxher.

“Gjatë muajve të fundit të jetës, Leonard kishte një objektiv të vetëm, të përfundonte këtë libër të përbërë gjerësisht nga poezitë e tij të papublikuara dhe copëza nga blloqet e shënimeve”, shtoi RobertKory në një komunikatë.

Libri, i shtypur në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe, do të publikohet në tetor 2018.

Lenoard Cohen vdiq në moshën 82-vjeçare, disa javë pas daljes së albumit të tij “You Want It Darker”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy