Margariti: Tradita e shtegtimit të bagëtive, përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore botërore, UNESCO

Margariti: Tradita e shtegtimit të bagëtive, përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore botërore, UNESCO

Tradita e shtegtimit të bagëtive, i njohur si Transumenca, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt në Shqipëri.

 Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur sot se Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Margariti ka dhënë lajmin e mirë nga Botswana, vetëm një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ministrja bën me dije se “për Transumancën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë këtë dukuri.

Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë The_AADF.

Faleminderit që hartuat një dosje fituese!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy