9 dhe 10 korrik/ Shfaqja “Shtëpia e re” në Teatrin Kombëtar Eksperimental

9 dhe 10 korrik/ Shfaqja “Shtëpia e re” në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", përgjatë dy netëve, (9, 10 korrik) shfaq dramën “Shtëpia e re” të autorit Odise Plaku, dhe në regji të Aldi Hysotoçit.  

Drupal Ad

 

 

 

“Shtëpia e re”, nën interpretimin e aktorëve Gëzim Rudi, Ina Zoto, Donald Shehu, Adelin Muça, Erina Lazi dhe Bajram Dosti, trajton një temë delikate të ditëve të sotme, siç është ajo e hapjes së dosjeve të periudhës së diktaturës komuniste.

Ngjarjet zhvillohen në një lagje të re në ndërtim e sipër në kryeqytet, Tiranë.

Shtëpitë e reja krijojnë mundësinë e njohjes së dy të rinjve, Kleos dhe Anës, dy të rinj me ëndrra dhe dëshira për të ndërtuar një jetë të re dhe të lumtur. Por linja e parë lirike ndërthuret keqas me linjën prindërore.

Dy të rinjtë, Kleoja dhe Ana, vihen në një situatë tejet të vështirë dhe secili duhet të bëjë një zgjedhje, por ajo mund të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet e tyre.

Kjo vepër është e provokuar nga një konstante që edhe sot e kësaj dite shqetëson mbarë njerëzimin: edhe pse shoqëritë përpiqen të përsosen në rrafshin civil dhe social, sigurisht ato mbeten të mangëta në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Drama “Shtëpia e re” shfaqet sot e nesër në Arturbina, Salla 150, te Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", me fillim prej orës 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy