Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në natën finale të Eurovision Song Contest 2017, që nisi të martën në mbrëmje në Kiev.
Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë”, ndonëse korri duartrokitjet e publikut në sallë, nuk mundi të siguronte mbështetjen e nevojshme nga publiku europian që ndoqi Festivalit Europian të Këngës nëpërmjet Eurovizionit.



