
Sot në Tetovë iu dha lamtumira e fundit këngëtarit dhe artistit të mirënjohur Shpat Kasapi.
Ai ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak më 26 nëntor në Itali.
Trupi i tij do të prehet në vendlindje, ndërsa homazhet u mbajtën sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Kolegë, këngëtarë, bashkëpunëtorë, familjarë dhe fansat i dhanë sot duartrokitjen e tyre të fundit në nder për njeriun dhe artistin që kishte bërë historinë e tij me këngën.
Familjarët, nëna dhe bashkëshortja, ishin të shoqëruar nga ngushëllimet e qindra qytetarëve dhe kolegëve.
Pas disa orëve të mbushura me lot dhe kujtime, trupi i Shpat Kasapit u përcoll me duartrokitje drejt banesës së fundit.
I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern.
Kudo në trojet shqiptare, ku flitet shqip, Shpati solli projekte muzikore të cilat kanë ngelur në memorien e të gjithëve, këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
Varrimi do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.



