
Katër shfaqje të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të shfaqen në Tiranë.
Nga data 8 deri më 11 mars të këtij viti, shfaqjet nga repertori i këtij institucioni do të prezantohen për publikun e Tiranës, prezantim ky në kuadër të bashkëpunimit të teatrove kombëtare nga Prishtina dhe Tirana, e që me këtë rast është me rastin e 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Shfaqjet janë përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Katër vepra, në katër net.
Teatri i Kosovës ngjitet në skenën e Tiranës me shfaqjet "Gratë", "Molly", "Fausti", "Club Albania".
Një eksperiencë që nuk duhet humbur!
Shfaqjet do që do të prezantohen në këto orare: Gratë – 8 Mars, ora 19:00 Molly – 9 Mars, ora 19:00 Fausti – 10 Mars, ora 19:00 Club Albania – 11 Mars, ora 19:00.
Ato do të shfaqen prej 8-11 mars 2023 së skenën e ArTurbinës, Teatri Kombëtar.




