“Herën tjetër në Jeruzalem”, arti dhe politika përzihen në skenën e Eurovizionit

“Herën tjetër në Jeruzalem”, arti dhe politika përzihen në skenën e Eurovizionit

Izraelitja Netta Barzilai, pasi u shpall fituese e Eurovizionit, bëri një koment që përzieu politikën me artin. “Faleminderit që zgjodhët ndryshimin, faleminderit që pranoni ndryshimet mes nesh. E dua vendin tim, herën tjetër në Jeruzalem”, tha ajo në skenë pasi u shpall fituese.

Kënga e saj “Toy” përcjell mesazhin e forcimit të rolit të femrës, që nuk duhet të shndërrohet në kukull. Por deklarata e këngëtares u dha një drejtim tjetër reagimeve në rrjetet sociale.

Disa përdorues të rrjeteve sociale shkruan se Barzilai e nisi fjalën e saj me një mesazh për pranimin e diversitetit dhe e mbaroi me propagandë izraelite.

Si ish-ushtare e Izraelit (shërbimi ushtarak atje është i detyruar edhe për femrat), Barzilai u kritikua nga përdoruesit e internetit, të cilët thonë se nuk ka asnjë mundësi që ajo të ngatërrojë kryeqytetin e Izraelit.

“Herën tjetër në Jeruzalem” i referohet edicionit të ardhshëm të Eurovizionit, i cili tradicionalisht mbahet në vendin fitues. Kryeqyteti i njohur ndërkombëtarisht i Izraelit është Tel Avivi. Por vendimi i presidentit Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem shkaktoi debate disa javë më parë.

Izraeli kontrollon Jeruzalemin Perëndimor, një zonë e populluar nga hebrejtë, por pretendimet për Jeruzalemin Lindor, i cili popullohet nga palestinezët, kundërshtohen fort nga këta të fundit.

Megjithatë, Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij "të pandarë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy