Ngjarja më e madhe e librit po afron.
Panairi i Librit 2023, këtë vit çelet më 15 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa ftoi të gjithë të jenë pjesëmarrës në këtë Panair, e cilësoi atë si ngjarjen më të madhe të librit.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në 15 nëntor nis edicioni XXVI i Panairit të Librit “Tirana 2023.
Titujt më të fundit, takime me autorë e tryeza diskutimesh!
Edicioni i 26-të i Panairit të Librit do të mbahet për 5 ditë radhazi në Pallatin e Kongreseve, nga data 15 deri në 19 nëntor.
Si çdo vit, do të zhvillohet edhe kësaj here, konkursi i Çmimeve të Panairit për titujt e rinj nga të gjitha trevat shqiptare (për autorin, përkthyesin, librin më të mirë për fëmijë etj.)



