Shqipëria, 65 vjet më parë në UNESCO

Shqipëria, 65 vjet më parë në UNESCO

Sot, më 16 tetor Shqipëria kujton 65 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Shqipëria njihet për pasuritë e saj të shumta natyrore, shpirtërore dhe kulturore, shtatë prej të cilave UNESCO i ka vendosur në listat e trashëgimisë botërore.

Gjashtë pasuritë e tjera shqiptare që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë: Liqeni i Ohrit, Lumi i Gashit, Rrajca, Berati, Butrinti, Gjirokastra dhe Kodiku i Purpurt i Beratit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në cilësinë e institucionit të administrimit, të mirëmbajtjes dhe të vënies në shfrytëzim të trashëgimisë dokumentare të kombit, zotëron dy dorëshkrimet e mirënjohura, Beratinus 1 dhe 2, të cilët u bënë pjesë e Regjistrit të Kujtesës së Botës në vitin 2005.

Kodiku i Purpurt i Beratit, daton në shekullin e VI-të dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt me shkronja ari.

UNESCO-ja mbledh rreth vetes 193 vende anëtare. Procesi i anëtarësimit rregullohet prej Artikujve 2 dhe 15 të Kushtetutës së organizatës dhe nga artikujt 98-101 të Rregullores së Brendshme të Konferencës së Përgjithshme, e cila përcakton politikat e saj drejtuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy