Forbes: Scarlett Johansson, aktorja më e paguar (VIDEO)

Forbes: Scarlett Johansson, aktorja më e paguar (VIDEO)

Scarlett Johansson është aktorja më e paguar me një total fitimesh prej 56 milionë dollarë. Ajo renditet e para në listën “Forbes” për të dytin vit radhazi.

Një pjesë e fitimeve për vitin 2019 vjen nga filmi “Black widow”, për të cilin aktorja u pagua me 35 milionë dollarë.

Pas saj, me një diferencë prej 6 milionë dollarësh u rendit aktorja Sofia Vergara dhe e treta Reese Witherspoon me 35 milionë dollarë.

Dhjetë aktoret më të paguara në Hollivud janë: Nicole Kidman, Jennifer Aniston, Margot Robbie apo Charlize Theron.

Sipas “Forbes”, 10 aktoret më të paguara kushtojnë në total 588,3 milionë dollarë. Megjithatë, edhe Hollivudi ka diferencat e tij gjinore kur është fjala për pagesat.

Dwayne Johnson, aktori më i paguar, fiton në një vit 89.4 milionë dollarë, thuajse dyfishin e Johansson. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy