
Si kujdesemi ne për mjedisin?
Drejtuesit e hotelit “Banyan Tree” në Maldives po shohin se përpjekjet e tyre për të ndërprerë përdorimin e plastikeve njëpërdorimëshe po shpërblehen. Ata kanë bërë me dije se prillin e sivjetshëm, pas një viti përpjekjeje për të mos përdorur plastike, qëllimi i tyre është arritur në tri prona të resortit të tyre.
Duke përdorur mënyra më të përshtatshme për të ardhmen, hoteli "Banyan Tree" e ka reduktuar përdorimin e plastikës në 75%. Në një vit ata nuk kanë përdorur 250,000 pipëza, gota plastike e shishe.
Maldives ka një jetë detare mahnitëse dhe do të përfitojë nga përpjekjet e një resorti që kujdeset për mjedisin përreth. Sa frymëzuese! /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/



