Nisin Ditët e kulturës shqiptare në botë

Nisin Ditët e kulturës shqiptare në botë

Organizuar nga Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës në Berlin, Bernë dhe Londër, nga java e kaluar filluan aktivitetet “Ditët e kulturës shqiptare”, të cilat do të mbahen deri më 5 dhjetor 2016.

Ditët e Kulturës Shqiptare këtë vit organizohen në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe në Britani të Madhe.

Ndër të tjera, pjesë e këtij aktiviteti janë edhe ekspozita e fotografive të fotografit të mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, me titull “Albanian Beauty”, shfaqja e aktorëve shqiptarë nga Kosova “Sikur kjo të ishte shfaqje”, filma të metrazhit të shkurtër, duke përfshirë edhe filmin e nominuar për OSCAR “SHOK”, si dhe një koncert i xhazkëngëtares Elina Duni.

Këto aktivitete u mbajtën me sukses deri sot në Berlin-Gjermani dhe Lanskrona-Suedi, me një interesim të madh të diasporës sonë që jeton në këto dy vende, por edhe të banorëve lokalë, thekson njoftimi derguar nga Ministria.

Ditët e kulturës shqiptare funksionojnw si një mekanizëm i ruajtjes së lidhjeve të diasporës me atdheun, por edhe si një mekanizëm i diplomacisë publike përmes veprave të artit shqiptar të prezantuara në botë.

Nga sot, Ditët e kulturës shqiptare vazhdojnë në Cyrih e Bernë-Zvicer dhe në Londër –Britani e Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy