177 vjet nga publikimi i gazetës së parë shqiptare "L'Albanese d'Italia"

177 vjet nga publikimi i gazetës së parë shqiptare "L'Albanese d'Italia"

Më 23 shkurt 1848, doli numri i parë i gazetës "L'Albanese d'Italia" (Shqiptari i Italisë).
Kjo gazetë mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke paraqitur fakte dhe argumente historike mbi Shqipërinë, me qëllim që opinioni italian dhe më gjerë ta njihte më mirë historinë dhe kulturën shqiptare.
Në krye të saj qëndronte Jeronim De Rada, rilindës i shquar i kohës.
Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar se shtypi i kohës ka dhënë një kontribut të madh në fushat shoqërore, kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Shtypi arbëresh lindi si një nevojë e domosdoshme për mbijetesën kombëtare dhe shoqërore të mijëra shqiptarëve që migruan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut, sidomos në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XV.
"L'Albanese d'Italia" shërbeu gjithashtu si gazeta e parë për të formuar opinionin publik të komunitetit arbëresh në Itali, duke sjellë lajme nga Shqipëria dhe Ballkani.
De Rada, shkrimtar arbëresh dhe një nga publicistët më të vjetër shqiptarë, hodhi kështu gurin e parë në themelet e shtypit kombëtar.

Pas saj, u botuan një sërë gazetash të tjera me rëndësi për kohën.
Gazeta ishte një tribunë e fuqishme për të shpërndarë mesazhe politike, shoqërore dhe kulturore në gjuhën italiane, dhe pjesërisht në arbërisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy