Akademiku Rexhep Qosja nderohet me çmimin “Lumo Skëndo”

Akademiku Rexhep Qosja nderohet me çmimin “Lumo Skëndo”

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, i dorwzuane shkrimtarit dhe akademikut të njohur, Rexhep Qosja, çmimin prestigjioz “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Akademiku Qosja u vlerësua për veprën e tij më të fundit, “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, një botim publicistik që ka ngjallur diskutime të rëndësishme në opinionin publik shqiptar.

Drupal Ad

Juria e këtij çmimi, e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci, e vlerësoi këtë vepër me motivacionin:

“Përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare.”

Çmimi “Lumo Skëndo”, i cili mban emrin e një prej figurave më të shquara të publicistikës dhe mendimit shqiptar, Mid’hat Frashërit, synon të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjinitë e publicistikës dhe eseistikës, me ndikim në debatin publik.

Për vitin 2024, në garë për këtë çmim ishin 10 autorë të njohur, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami dhe Luan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy