Dave Chappelle merr çmimin “Mark Twain” për humorin amerikan

Dave Chappelle merr çmimin “Mark Twain” për humorin amerikan

Dave Chappelle thotë se komedia i shpëtoi jetën, teksa pranon çmimin “Mark Twain” për Humorin Amerikan, i cili konsiderohet si vlerësimi më i lartë në komedi dhe u jepet individëve që kanë pasur një ndikim në shoqërinë amerikane në nder të romancierit dhe eseistit të shekullit XIX, Samuel Clemens, i njohur nga të gjithë me pseudonimin e tij, Mark Twain.

"Unë e dua formën time të artit sepse e kuptoj çdo praktikues të tij, pavarësisht nëse jam dakord me ta apo jo e di se nga vijnë. Ata duan të dëgjohen, ata kanë diçka për të thënë, ka diçka që ata vërejnë. Ata thjesht duan të kuptohen. E dua këtë zhanër, më shpëtoi jetën”, tha Chappelle.

Një grup artistësh mjaft të njohur, duke përfshirë partnerin e shkrimit të Chappelle, Neal Brennan, Common, Bradley Cooper, Tiffany Haddish, John Legend, Chrissy Teigen, Lorne Michaels, Trevor Noah, Jon Stewart etj., ishin të pranishëm për të nderuar komedianin.

Jon Stewart u shpreh se Chappelle është "një njeri që kërkon njerëz, përvoja dhe njohuri. Ai dëshiron ta prekë atë dhe ta ndiejë atë dhe të jetë me këmbë në tokë, në mënyrë që të mund ta kanalizojë gjithçka përmes artit të tij, dhe pastaj ta risjellë si diçka krejtësisht të ndryshme dhe të re".

Aktori dhe komediani Eddie Murphy tha në një video për Chappelle se ai është i zgjuar si askush tjetër.

"Dave është një nga komedianët më intelektualë që janë shfaqur ndonjëherë", tha Murphy.

Përfituesit e mëparshëm të çmimit “Mark Twain” përfshijnë Richard Pryor, Jonathan Winters, Carl Reiner, Whoopi Goldberg, Lily Tomlin, Lorne Michaels, Steve Martin, George Carlin, Tina Fey, Will Ferrell, Ellen DeGeneres, Carol Burnett, Bill Murray, David Letterman etj. /CNN/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy