
Muzeu Historik Kombëtar është rihapur për vizitorët, pas një periudhe mbylljeje për shkak të pandemisë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se aksesi për publikun realizohet nga hyrja qendrore e Muzeut Historik Kombëtar.
Ministrja sqaron se për të shmangur sa më shumë kontaktet fizike, qytetarët mund ta rezervojnë biletën edhe nga shtëpia.
Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.



