Teatri Kombëtar nis sezonin e ri artistik me shfaqjen “Vojcek”

Teatri Kombëtar nis sezonin e ri artistik me shfaqjen “Vojcek”

Teatri Kombëtar nis sezonin e ri artistik me “Vojcek”, një dramë nga Georg Büchner, me regji nga regjisori japonez Kuniaki Ida.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përgëzoi për realizimin e veprës që angazhon gjithë trupën e aktorëve të Teatrit Kombëtar.

TK nis sezonin e ri artistik me “Vojcek”, një dramë nga Georg Büchner, me regji nga Kuniaki Ida.

Një vepër madhore që angazhon gjithë trupën e aktorëve të TK dhe përcjell mesazhe të forta mbi dinjitetin njerëzor.

Regjisori japonez Kuniaki Ida ka studiuar format tradicionale japoneze të dramës, Noh dhe Kyōgen.

Si regjisor i shfaqjeve teatrale dhe muzikore, por edhe instruktor aktrimi, ai ka punuar në Itali, Japoni, Korenë e Jugut, Portugali, Gjermani, Afrikën e Jugut, Hong Kong, Indi dhe Francë.

Shfaqja “Vojcek” do të jepet për tre natë radhazi, më 8, 9 dhe 10 shtator, në sallën “Central 400” te ArTurbina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy