Sot në mjediset e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, studiues, historianë, profesorë Akademike e besimtarë të shumtë morën pjesë në studimin “Dyert e hapura të Mallakastrës“ të autorit të mirënjohur të bektashizmit, Syrja Xhelo. Në këtë aktivitet ku u fol për Historinë e Bektashizmit, liderët udhëheqës të këtij besimi Kryegjyshët Dedë Ahmet Myftari dhe Dedë Reshat Bardhi, përjetuan persekutimet e tmerrshme komuniste, në Teqenë e Drizarit në Mallakaster në vitet 1958- 1967, mbijetuan duke mëkuar me dashuri të zjarrtë idealin e Kombit me idealin e Zotit. Në fjalën e tij Kryegjyshi Boteror evokoi historinë që sot drithëruese për kohen e shkuar ndriçon vlera të mëdha atdhetare patriotike dhe fetare. “I pari mendim që m’u shfaq vetëtimthi pasi mbarova së lexuari këto faqe, ishte ai i vëllazërisë mallakastriote brenda universit madhështor të tarikatit bektashian. Ngjarje dhe data, myhib dhe dashamirës, njerëz të zakonshëm, por dhe në piramidën e pushtetit, me të papriturat befasuese, me urtësitë, por dhe meritë jo rrallë të verbëra, vërtiten rreth teqesë së Drizarit, rreth jetës së Dede Ahmet Myhtarit dhe dervish Reshat Bardhit, duke na ofruar një mozaik të mrekullueshëm sa fetar aq edhe njerëzorë. Por edhe në këtë larmi realitetesh trashendental apo tokësor, çdo njeri e kupton se miti i besnikërisë së mallakastriotëve, ka brenda vetes jo vetëm dashurinë e thellë ndaj dy klerikëve qendrëstare, por në mënyrë të veçantë përuljen dhe përgjërimin ndaj filozofisë dhe veprës së Haxhi Bektash Veliut, respektin ndaj trashëgimisë shekullore të tarikatit”. Publicisti Besnik Mustafaj pohoi se libra të tillë duhet të prezantohen jo vetëm në mjediset e besimit bektashian por edhe më gjerë, sepse përmes librit brezat e rinj takohen e njihen më shumë me besimin bektashian. Autori i librit z. Syrja Xhelaj theksoi se ky libër nuk është një botim shterues, por ashtu siç dyert e Mallakastrës ishin të hapura për Dede Ahmetin, por edhe dyert e gjithë Shqipërisë janë të hapura për klerikët bektashian.



