
Piktori i madh italian, Mikelanxhelo, ishte mëngjarash. Edhe pse që në vogëli ishte stërvitur të pikturonte me të djathtën, pikturat e tij janë bërë me dorën e majtë. Këtë e zbulon një autokarikaturë e tij e gjetur në Vittoria Colonna si edhe fakti që ai vuante nga artriti.
Davide Lazzeri, ekspert i mjekësisë në art, arriti në këtë përfundim pasi analizoi veprat e piktorit të Rilindjes si edhe një biografi të asistentit të Michelangelos, Raffaello da Montelupo. Ai shprehet se mjeshtri i madh i pikturës ishte mëngjarash i lindur, por provonte gjithmonë t’i bënte gjërat me dorën e djathtë. “Nga analizat e pikturave del ai ka përdorur të majtën, sidomos për veprimet që kërkojnë forcë si gdhendja.
Por pëveç artritit degjenerativ nga i cili vuante sidomos në dorën e majtë, Mikelanxhelo ka pasur edhe një arsye tjetër për të përdorur të djathtën. Në moshë të re, ai ka gdhendur një kryq për abacinë e Santo Spirito-s. Kjo shënoi nisjen e një sërë veprash për kishat. Në atë kohë, mëngjarashët paragjykoheshin dhe Mikelanxhelo mundohej ta fshihte faktin se ishte i tillë.



