Arben Morina, autori i pikturës 40 etërit e pavarësisë, rrëfen mesazhet që përcjell kjo vepër si dhe kritikat për situatën e kombit tonë.
Sipas tij, ndërtimi i pikturave mbi imazhet referencë nuk ka qenë e thjeshtë, veçanërisht për disa prej firmëtarëve, të cilëve diktatura u zhduku çdo objekt.



