Gjirokastra po bën përgatitjet e fundit për të pritur mbi artistë e mijëra vizitorë e dashamirës të folkut. Ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare do të zbukurojnë kalanë e Gjirokastrës nga 24 qershori deri më 1 korrik. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një videon promovuese të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. “Edhe pak ditë nga nisja e Festivalit Folklorik Kombëtar, ku 1200 artistë do të ngjiten në skenë dhe 90 të ftuar special do të jenë pjesë e festës në ditët e Gjirokastrës. Prej 24 qershorit deri më 1 korrik ju presim në Gjirokastër. Ky festival rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet.



