Kolona e Nimfeut të Apllonisë, një monument unik i shekullit të tretë P.E.S, është vandalizuar gjatë kohës së pandemisë.
"Në momentin që kemi konstatuar dëmtimin kemi njoftuar policinë. Eshte demtuar gjatë kohës së mbylljes për shkak të pandemisë”
Monumeti ndodhet vetëm 200 metër larg zyrave të drejtorisë së parkut. Akti i vandalizmit mendohet të ketë ndodhur më 13 prill.
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e quan aktin më të rëndë që ka ndodhur prej 2012
Ne Apollonine e Ilirise (sot Pojan)
Nje dem tmerrues ndaj kultures kombetare para syve te Institutit dhe Ministrise po kalohet me papergjegjshmeri shtangese si nje incident i vogel e i parendesishem. Vandalizimi i kultures klasike ne zemer te Apollonise - ne kete rast Nimfeut si monument unikal - dhe fshehja e tij ndaj mediave dhe publikut nga ana e institucioneve, eshte akti me i rende qe ka ndodhur tek ne qe prej vitit 2012.
Me ngjarjet e fundit, shkaterrimi i trashegimise eshte shfaqur ne permasa vertete shqetesuese; aq sa organizmat nderkombetare kane shprehur skepticizmin per shkallen e kujdesit qe po tregohet ne Shqiperi dhe per renien e pandalshme mbrojtjes dhe te cilesise se nderhyrjeve.



