Katër produksione shqiptare në edicionin e 21-të të Festivalit Europian të Filmit në Itali

Katër produksione shqiptare në edicionin e 21-të të Festivalit Europian të Filmit në Itali

Në festivalin e 21 të Filmit Europian që po zhvillohet në Leçe të Italisë, nga 31 tetori deri në 7 nëntor, Shqipëria është prezantuar nga katër projekte kinematografike.

“Delegacioni” nga Bujar Alimani, “Dita zë fill” i Gentian Koçit, “Portret i pambaruar” i Namik Ajazit dhe “Open door” nga Florenc Papas janë katër produksionet e përfunduara kohët e fundit. Filmi “Open Door” është pjesë e konkurrimit së bashku me 11 filma të tjerë europianë, ndërsa të tjerët janë pjesë ë projeksioneve në seksionin e filmit Ballkanik.

Alberto Lamonica i cili është edhe drejtori i festivalit, shprehet se është tepër e rëndësishme që në këtë festival të paraqesim aktualitetin dhe situatën në Europë dhe për këtë arsye edhe Shqipëria duhet të përfaqësohet. 

Sonte pritet të jetë edhe nata e fundit e këtij festivali të rëndësishëm europian ku do të ndahen edhe çmimet për produksionet dhe kategoritë më të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy