Monumenti “Muret e Portës” në Durrës mes 11 vendeve arkeologjike më të rrezikuara në Europë

Monumenti “Muret e Portës” në Durrës mes 11 vendeve arkeologjike më të rrezikuara në Europë

Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është përzgjedhur mes 11 monumenteve më të rrezikuara në Evropë. 

Europa Nostra, Zëri Evropian i Shoqërisë Civile të Përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore dhe Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) kanë shpallur sot listën e 11 monumenteve dhe vendeve më të rrezikuara, mes të cilave renditet dhe monumenti ‘Muret e Portës” në Durrës.

I vendosur në rrugën e lashtë të Egnatias, zona arkeologjike 'Muret e Portës' paraqet mbetje nga periudha arkaike, romake dhe bizantine. Megjithatë, lokacioni është shumë i ekspozuar, në mes të një doku ngarkimi-shkarkimi të portit të Durrësit. Pavarësisht statusit të caktuar të mbrojtur të zonës, një projekt ndërtimi që synon zhvillimin e një porti modern ka qenë duke u zhvilluar.

Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” u shkatërrua pjesërisht dhe u rrethua nga kompania “Porti MBM”, e cila përmes një koncensioni të vitit 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, realizoi punimet për ndërtimin e portit të hidrokarbureve. Siti është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht statusit të caktuar të mbrojtur të zonës, një projekt ndërtimi që synon zhvillimin e një porti modern. Që nga viti 2020, në këtë site janë vërejtur dëmtime të mëdha në murin romak.

Sipas hulumtimit të kryer nga arkeologu Apollon Baçe dhe raportuar nga Amfora Media në dhjetor 2023, kompania “MBM Port” ka shkatërruar me makineri 78 metra të murit mbrojtës perëndimor 140 metra të gjatë. Sipas raportit, kulla dhe muri lindor 62 metra i gjatë duhet të mbrohen urgjentisht sepse janë shumë të rrezikuara nga punimet.

Europa Nostra and EIB Institute announce heritage sites in Europe  shortlisted for the 7 Most Endangered Programme 2024 - Europa Nostra

Vendet e trashëgimisë kulturore të rrezikuara u përzgjodhën nga një Panel Ndërkombëtar Këshillimor, i përbërë nga ekspertë në histori, arkeologji, arkitekturë, konservim, analizë projektesh dhe financa.

Programi përzgjedh 7 objekte të trashëgimisë kulturore në Evropë që përballen me rreziqe nga dëmtimi si pasojë e neglizhencës apo faktorëve të tjerë.

Këtu është lista me 11 monumentet dhe vendet e trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë, për vitin 2024:

1.Vendi Arkeologjik e Murit së Portës, Durrës, Shqipëri

2. Rezervati Historik dhe Kulturor i Amberdit, Armeni

3. Palais du Midi, Bruksel, Belgjikë

4. Strehimi i klasës punëtore ( courées ) në Roubaix-Tourcoing, Francë

5. Ishujt Cikladikë, veçanërisht Sifnos, Serifos dhe Folegandros, Greqi

6. Kisha e San Pietro në Gessate, Milano, Itali

7. Pallati në Sztynort, Masuria veriore, Poloni

8. Shtëpia e Ushtrisë Popullore Jugosllave në Shabac, Serbi

9. Kisha Ortodokse Greke e Shën Georgios, Altınözü / provinca Hatay, Turqi

10. Porta e Hekurt e Antiokisë, provinca Antakia / Hatay, Turqi

11. Sinagoga e Sienës, Itali

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy