50-vjetori i Akademisë së Shkencave/ Rama: Mbrojti me forcë interesin kombëtar të gjuhës shqipe

50-vjetori i Akademisë së Shkencave/ Rama: Mbrojti me forcë interesin kombëtar të gjuhës shqipe

Akademia e Shkencave shënoi sot përmes një konference 50-vjetorin e themelimit të saj.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Akademia e Shkencave është një institucion që mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe.

Për çdo njeri që merret me shkencë termi Akademi ka një domethënie të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Ajo materializonte dëshirën e rilindësve për institucionet arsimore të së ardhmes.

Akademia e re e Vokopojës, si institucion i ngritur nga programet e rilindësve, idetë e Nolit, Lumo Skëndos, Ndre Mjedës për zhvillimin e mendimit kritik dhe atij shkencor, Akademia edhe në atë kohë aq të zymtë në aspektin e lirisë, qëndronte sidoqoftë si mënjanë nga ndikimi politiko-shoqëror i vendit.

Në këtë drejtim, Kryeministri kujtoi fjalimin e lamtumirës së Aleks Budës në varrimin e gjuhëtarit Selman Riza, që ishte i dëbuar nga Instituti i Histori-Gjuhësisë dhe i lënë në harresë në një muze periferie në Berat deri sa u nda nga jeta.

Thuhet se ky akt i Aleks Budës dhe prania në varrimin e gjuhëtarit të një sërë akademikësh të shquar bëri bujë si në institut edhe në mjedisin politik. Qëndrimi i profesor Budës në nderim të gjuhëtarit ishte një sfidë ndaj regjimit por edhe shprehje e mënjanësisë së Akademisë në funksion të nderimit të dijes, profesionalizmit, rrugës së shkencës, një nderim për një punë kolosale si ajo e Selman Rizës kushtuar vendit, kombit. shqiptarëve dhe një nderim nga vetë kryetari i Akademisë së Shkencave.

Kryeministri theksoi se ne sot kemi një gjuhë të unifikuar dhe të shpëtuar dhe kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj Akademie Shkencash që sot është në proces përpjekje për t’u rikthyer në lartësinë e një vendi që i takon.

“Debatet që pasuan pas rënies së komunizmit në ballafaqimin me vendet e tjera të rajonit nuk do t’i bënim dot me argumentet shkencore që disponojmë, nëse s’do na i kishin lënë trashëgimi themeluesit e Akademisë së Shkencave. 

Nëse s’do kishin ekzistuar Çabej, Buda, do të ishim të paarmatosur në të gjithë rrjedhën e debatit të hapur mes vendeve për prejardhjen e tyre, gjuhën e tyre, historinë e tyre e kështu me radhë. Çfarë historie do të mund të shkruanim sot nëse nuk do të ishin disa prej nxënësve të atyre kolosëve të mëdhenj si profesor Paskali apo Pëllumbi?.

Kemi tepër argumenta sot për tu përballur me botën si shqiptarë se sa nga dialogu që pasoi dhe shkatërroi Akademinë e Shkencave, sigurisht me dorën e politikës që ndërhyri për shpërbërjen e strukturave të Akademisë së Shkencave dhe për braktisjen e atij rezervuari burimesh njerëzore që mbase ishin pjesa më e çmuar e trashëgimisë së të shkuarës.

Sot jemi në kushtet kur mund të themi se falë reformës së vitit 2019 që u realizuar në një ndërveprim të udhëhequr nga vetë Akademia e Shkencave dhe më lejoni ta them, edhe kjo është në vazhdën e asaj që po përpiqem të them, në lidershipin e Skënder Gjinushit. Duhet dikush i asaj kohe akademike që të garantojë këtë kohë kaotike me shpresën që të kemi dhe ne kohën tonë akademike.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në ceremoninë e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të organizuar në Kuvend, e cilësoi si institucionin më të rëndësishëm për shkencën dhe dijen në Shqipëri.

Akademia e Shkencave ka qenë një ëndërr shekullore e mendjeve të ndritura të popullit shqiptar. Për herë të parë në Shqipëri fjala “Akademi” u përmend kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura “Akademia e Re” më vitin 1750, e cila ishte një shkollë e mesme, por që shërbente edhe si një qendër kulturore e mirënjohur brenda dhe jashtë vendit.

Më vonë, rilindësi ynë i madh Sami Frashëri në veprën e tij fliste për akademinë dhe universitetin si një ëndërr e vështirë për tu realizuar, por që doemos duhej të kthehej në realitet. Dhe vërtetë, në 10 tetor 1972, themelimi i Akademisë së Shkencave u bë realitet nga Rrjeti i Institucioneve Kërkimore Shkencore në vend.

Prandaj, në këtë përvjetor, e jo vetëm sot por çdo ditë, u jemi thellësisht mirënjohës akademikëve shqiptarë nder vite, e veçanërisht kontributit të kryetarëve të kësaj Akademie ndër vite, akademikët Aleks Buda, Shaban Demiraj, Ylli Popa, Teki Biçoku, Gudar Beqiraj, Muzafer Korkuti dhe sigurisht kryetari aktual Skënder Gjinushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy