Në Rumani gjejnë një Michael Jackson (VIDEO)

Në Rumani gjejnë një Michael Jackson (VIDEO)

Konkursi muzikor “The Voice” në Rumani ka zbuluar një talent të vërtetë. Bogdan Ioan i ka mahnitur anëtarët e jurisë gjatë audicioneve të fshehta me interpretimin e Këngës së Tokës nga Michael Jackson.

Të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme me zërin e mbretit të popit, ata janë kthyer të gjithë që në sekondat e para të këngës.

“Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”, ka thënë njëri prej anëtarëve të jurisë.

Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Ai ka lindur në Konstancë dhe ka kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy