Margariti: Gërmimet arkeologjike po nxjerrin në dritë vilën romake, të njohur si Mozaiku i Tiranës

Margariti: Gërmimet arkeologjike po nxjerrin në dritë vilën romake, të njohur si Mozaiku i Tiranës

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur sot se pas gërmimeve arkeologjike, po del në dritë e plotë vila romake e Tiranës, apo e njohur ndryshe si Mozaiku i Tiranës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Tiranës dhe Universitetin e Tiranës kanë rinisur gërmimet në këtë zonë, e cila është zbuluar në vitet ’70 gjatë punimeve për ndërtimin e disa blloqe pallatesh, në lagjen “21 Dhjetori”.

Ministrja thekson se ky projekt, që ka për qëllim jo vetëm zbulimin e plotë të vilës, që daton në shek. II-III pas Krishtit, por edhe promovimin e saj si një nga hapësirat më tërheqëse për turistët vendës e të huaj, po ndjek rrugën e mjeshtrave të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore si prof. Skënder Anamali, prof. Aleksandër Meksi e prof. Skënder Muçaj.

Studentët pjesëmarrës do të pajisen me një certifikatë trajnimi dhe kualifikimi për gërmimin arkeologjik.

Mozaiku i Tiranës është një pikë shumë e rëndësishme referimi në Shqipëri dhe mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural (vila rustica) të ndërtuar në shekullin I pas Krishtit.

Gjatë transformimit të banesës në objekt kulti janë përdorur tulla, me simbole kryqesh, të datuara këto në periudhën e Perandorit Kostandin I (306-337). Ambientet ndihmëse në anën veriore të ndërtesës janë përshtatur nga ato të banesës.

Mozaiku përmban motive gjeometrike e floreale por edhe motive tipike të Krishtërimit të hershëm, si gërsheti i stilizuar, rozetat e peshqit.

Vila Rustica dhe kisha paleokristiane të njohura ndryshe si Mozaiku i Tiranës, janë një shembull shumë domethënës i lashtësisë së këtij territori që u zbulua rastësisht në vitin 1972, gjatë ndërtimit të një blloku pallatesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy