
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u promovuan një grup veprash të shkrimtarit, regjisorit e skenaristit e “Mjeshtërit të Madh”, Pëllumb Kulla.
Në ceremoninë e titulluar “Buzagaz në Shqipërinë e rrethuar me tela”.
Eventi prezantoi dhe analizoi veprat e botuara nga Toena dhe UET Press, përmes një paneli me emra të mirënjohur si prof. asoc. dr. Belina Budini, botuesja Irena Toçi, studiuesi i letërsisë shqipe prof. Ermir Nika, etj, të cilët vlerësuan veprat e shkrimtarit dhe dramaturgut Kulla, ndër vite.
Të pranishmit vlerësuan veprat “Lamtumirë komandant”, “Sallaku ose Si qeshnim nën diktaturë” dhe “Lejlekët nuk vijnë më” për mendimin e universalizuar dhe sjelljen në kohët e sotme pa rënë pre e sistemeve, skemave.



