
Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të kulturës që po organizohen në Shqipëri, nga sonte nis Java e Kulturës Hungareze me një program të pasur artistik dhe kulturor për publikun shqiptar deri më 6 nëntor.
Java do të ketë aktivitet të ndryshme duke nisur nga sfida e shahut, muzika tradicionale dhe eksperimentale, ekspozita dhe programi i kuruar i shfaqjeve në të gjithë vendin me piktura, muzikë e vallëzime.
Në ditën e parë të Javës Kulturore Hungareze , në kuadër të Galasë Hungareze, muzikantë të njohur do të performojnë një repertor shqiptaro-hungarez.
Imre Héra, Grand Master Ndërkombëtar i Shahut do të takojë anëtarët e Klubit Shqiptar të Shahut në gara simultane.
Këto simultane do të zhvillohen prej datës 2 deri më 6 nëntor, prej orës 16:00 në Galerinë Kalo.
Në kuadër të Javës Kulturore Hungareze do të jetë edhe ekspozita mbi Sándor Petöfi-n, poetin kombëtar të Hungarisë që do të bashkëshoqërohet me veprat e Anna Kónya, artiste abstrakte hungareze, në Galerinë Kalo në Tiranë.
Nata Hungareze vjen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Vlorë, Pogradec dhe Korçë me ekspozitën për Sándor Petöfin-n, poetin kombëtar hungarez dhe veprat e artistes hungareze Anna Kónya. Gjatë këtyre netëve do të ketë shfaqje teatrale me skena të zgjedhura nga libri “Djemtë e Rrugës Pal” të shkrimtarit Ferenc Molnár dhe do të keni mundësinë të ndiqni performancën e grupit “Szinvavölgyi”.
Më pas pranë Liceut “Jordan MIsja” më 5 nëntor prej orës 20:30 për të degustuar ushqime hungareze dhe shqiptare në kuadër të Javës Kulturore Hungareze!
Në përfundim të Javës Kulturore Hungareze në Durrës në Grand Gala, ju pret një mbrëmje kulturore hungareze.
Poashtu do të shfaqet ekspozita mbi poetin kombëtar hungarez Sándor Petöfi si dhe do të jetë performanca e Orkestrës Simfonike që do të luajë një program të përzgjedhur muzikore duke përfshirë vepra nga Franz Liszt si Totentanz" dhe "Rapsodia hungareze".



