Përkujtohet përvjetori i lindjes së Sulejman Delvinës, kryeministër dhe veprimtar i çështjes kombëtare

Përkujtohet përvjetori i lindjes së Sulejman Delvinës, kryeministër dhe veprimtar i çështjes kombëtare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar përvjetorin e lindjes së ish-kryeministrit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Sulejman Delvina.

Ai lindi më 5 tetor të vitit 1871, lindi në Delvinë. Qe patriot, mësues, politikan dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas studimet e larta në Stamboll. Mbajti disa poste të rëndësishme brenda administratës osmane deri në vitin 1911, kur kundërshtoi hapur politikën xhonturke dhe politikën ekspasioniste të vendeve fqinje kundrejt territoreve shqiptare.

U zgjodh një nga përfaqësuesit e kolonisë së Stambollit në Konferencën e Paqes në Paris më 1919-ën. Pas Kongresit të Lushnjës, Sulejman Delvina u emërua kryeministër i qeverisë.

Në këtë post u përball me probleme të shumta, në mënyrë të veçantë me çështjet e kufijve dhe me çështjen e Vlorës, në lidhje me të cilën firmosi protokollin italo-shqiptar për zbrazjen e qytetit dhe të rrethinave të tij nga italianët.

Mbështeti Lëvizjen e Qershorit dhe u caktua në krye të Ministrisë së Jashtme në qeverinë e Nolit. Pas dështimit të Lëvizjes, u largua nga vendi për t’u rikthyer më 1928. U nda nga jeta më 1 gusht 1933, në Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy