Shënohet 79 vjetori i numrit të parë të revistës “Bleta”

Shënohet 79 vjetori i numrit të parë të revistës “Bleta”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 12 janarin e vitit 1944, datë kur doli në shtyp numri i parë i revistës "Bleta".

Revista "Bleta" ishte organ kulturor i përdymuajshëm, me seli në rrugën Carnarvon nr. 15 në Tiranë. Revista trajtonte zhanre të pasura tematikash nga fusha e letërsisë dhe e gazetarisë, fejtone të shkurtra, përrallëza për fëmijë, rubrikë mbi fotografinë, informacione mbi teatrin dhe kinematografinë.

Ishte e vetmja reviste që pasqyronte programin e Radio Tiranës për kohën, dhe në faqet e saj do të ndeshnim emrat më të spikatur radiofonikë.

Bëhet fjalë për Liza Vorfi, Bardhyle Nasen, Behije Çelën, Kel Satën, baritonin Mihal Tziko, si edhe mjeshtrin e pianos Mario Ettore.

Nga rubrikat më të pëlqyera për kohën do të ishte edhe “Ju flet mjeku”, një hapësirë 15-minutëshe që transmetohej ditën e diel me mjekun Hamdi Sulçebe.

Dizanjimin e kësaj reviste, por edhe të reklamave të saj, do ta drejtonte Shoqnia Publicitare S.A.P.A.S.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy