‘Violinisti’ është filmi premiere i vendosur për artdashësit gjirokastrit në kinemanë e qytetit.
Regjisori Saimir Bajo ka realizuar këtë film për vëllain e tij të ndjerë, si një dedikim për profesorin e skulptorin e njohur Arben Bajo i cili u nda nga jeta ne 2020.
Vete filmi është xhiruar një jave pas vdekjes së tij.
Për regjisorin Bajo, ky film është mjaft i rëndësishëm si për të ashtu dhe për veten dhe kinematografinë shqiptare pasi është autentik dhe i bazuar në realitet.
‘Violinisti’ është një film artistik gjysmë autobiografik, i dramatizuar që vë në fokus jetën e autorit dhe familjes së tij në Gjirokastër, gjatë viteve të komunizmit.



