04-10 maj/ “Java e Evropës 2024” me aktivitete në Shkodër, Gjirokastër dhe Tiranë

04-10 maj/ “Java e Evropës 2024” me aktivitete në Shkodër, Gjirokastër dhe Tiranë

“Java e Evropës 2024” nis nesër me aktivitete në Shkodër, për të vazhduar në Gjirokastër dhe Tiranë për të festuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut.

Siç njofton Zyra e Misionit të BE-së në Tiranë, do të ketë panele diskutimesh, koncerte dhe aktivitete të ndryshme kulturore gjatë javës.

“Java e Evropës 2024” nis në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske më 4 maj.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ftoi qytetarët të bashkohen në këtë event për një ditë të mbushur me aktivitete që festojnë gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut.

Dita fillon me performanca artistike dhe një panair, me një instalacion video 360 gradë ku secili mund të krijojë video unike dhe t’i ndajë ato në kohë reale në rrjetet sociale.

Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në diskutime dhe të shijojnë përvoja interaktive gjatë gjithë ditës.

Me daljen e hënës, mbrëmja gjallërohet me një DJ set nga Geri Syka, e ndjekur nga shfaqja e filmit “Catwalk” në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë.

Poashtu më 4 maj, në kuadër të festimeve të Javës së Evropës 2024 në Shirokë të Shkodrës, në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë, shfaqet filmi “Catwalk” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy