Ylli i muzikës soul Sharon Jones ka humbur luftën me kancer.
Ajo u diagnostikua disa vite më parë me kancer te pankreasit por e kaloi atë fazë me mjaftë sukses, çka edhe e bëri të ngjitej përsëri në skenë. Megjithatë artistja nuk u dorëzua për asnjë ditë por nuk mundi të fitonte luftën,beteja e fundit me kancerin e goditi përfundimisht. Zonja Jones u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në një spital në Nju Jork.
Bota muzikore sot është në zi në nderim të figurës së saj .



