Gjendet piktura e Klimt “Portret i një  Zonje” e vjedhur para 23 vjetësh

Gjendet piktura e Klimt “Portret i një Zonje” e vjedhur para 23 vjetësh

Asgjë nuk u dëgjua për pikturën “Portret i një  Zonje” nga Gustav Klimt, vepër e cila u vodh gati 23 vjet më parë nga një galeri arti modern në Piaçenca (Piacenza), në veri të Italisë, duke shkaktuar bujë në mediat botërore.

Dukej sikur kjo kryevepër e pikturës me vlerë 60 milionë euro nuk do të gjendej ndonjëherë, derisa një punëtor i galerisë ku u vodh që pastronte mjedisin, u pengua në një panel metalik.

Pas tij ishte një e çarë, brenda së cilës ishte një çantë e zezë që përmbante atë që dukej se ishte piktura që mungonte.

Ende po bëhen verifikime për vlerësimin e veprës, e cila është dorëzuar në polici, por drejtori i galerisë, Massimo Ferrari është i bindur se origjinali është gjetur, sepse ka të njëjtat vula dhe dyllë të nënshkruar në pjesën e prapme të pikturës.

Policia po heton nëse hajdutët e kishin lënë të fshehur pikturën për ta rimarrë kur vëmendja e mediave në të gjithë botën të largohej nga një prej vjedhjeve më famëkeqe e të përfolura të artit në vite. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy