“Mbjellja e pemëve” në Festivalin e Kanës/ Seferi: Arritje e madhe për kinematografinë shqiptare (VIDEO)

“Mbjellja e pemëve” në Festivalin e Kanës/ Seferi: Arritje e madhe për kinematografinë shqiptare (VIDEO)

“Filmi artistik me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve” me skenar të Ylljet Alicka, regjia Fabio Seferi, me producent Mateo Cingu, është pjesë e katalogut të edicionit të 75-të të Cannes Film Festival, në seksionin Cannes Court Métrage”.

Regjisori Seferi, tha sot për edicionin e lajmeve në MCN TV, se edhe pse filmi nuk është konkurrues i drejtpërdrejtë i Festivalit, por në senksion screen market, megjithatë kjo është cilësuar si një arritje e madhe për kinematografinë shqiptare.

Filmi do të jetë në scren market jo ne konkurrim të drejtpërdrejtë, porse do të jetë një arritje e madhe. Filmi arriti të financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe xhirimet kanë përfunduar për katër ditë.

Bashkëpunimi me kastën e aktorëve dhe grupin ka qenë mjaft produktiv, të gjithë kanë dhënë ndihmën e tyre dhe sugjerime, sa që në montazh kam marrë pjesë nga të dy anët. 

Nga pikëpamja regjisoriale ishte e vështirë, ngaqë ishin të vështira për tu gjetur ndërtesa të vjetra, dhe arritëm me ndihmën e Qendrës të gjenim një gjendje burgu në Vaqarr, dhe të mundësonim skenografinë e atyre viteve, të viteve ’80 kur ka ndodhur ngjarja.

Filmi “Mbjella e pemëve”, ishte caku i fundit i aktorit Guljem Radoja.

Regjisori Fabio Seferi thotë se i mbetet peng që nuk arriti të shoh filmin e tij te fundit.

“Jam mërzitur shume sepse ai  nuk arriti që ta shikonte filmin e tij të fundit dhe për mua do të jetë një film i paharruar. Ishte nder që roli i tij i fundit ishte në filmin tim, porse ishte njën humbje shumë e madhe për kinematografinë shqiptare.

Filmi do të shfaqet më 25 maj në ora 15:30 në Palais G, Kanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy