Zëri i Peppa Pig ndryshon pas 13 vjetësh (FOTO)

Zëri i Peppa Pig ndryshon pas 13 vjetësh (FOTO)

Personazhi kryesor në filmin vizatimor "Peppa Pig" do të ketë tashmë zë të ri. Harley Bird, aktorja adoleshente i zërit të personazhit vizatimor Derrkucja Pepa (Peppa Pig), është larguar pas 13 vitesh në rol. Tetëmbëdhjetëvjeçarja Bird, e cila ka qenë zëri i personazhit për 185 episode të serisë dhe ka fituar një çmim “Bafta” në vitin 2011, tha se koha e saj në serialin jashtëzakonisht të suksesshëm të fëmijëve kishte qenë "fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm", duke shtuar se kolegët e saj i kishin dhënë asaj “Kujtime të paharrueshme”.

E reja nga Rochdale, Greater Manchester, ishte personi i tretë që i dha zë derrkuces më të famshme antropomorfike të TV-së, pas Lily Snowden-Fine dhe Cecily Bloom. Ajo do të pasohet nga nëntëvjeçarja Amelie Bea Smith, agjenti i së cilës tha se kishte qenë një “fanse e madhe e shfaqjes që kur ishte e vogël fare”.

Bird raportohet të ketë fituar 1.000 £ në orë për rolin e saj, dhe gjithashtu regjistroi këngë për albumin "Peppa Pig", i cili u bë një hit viral pas daljes në korrik të kaluar.

Fillimisht i hedhur poshtë nga “BBC”, Peppa Pig u bë një nga ekskluzivitetet më të njohura dhe fitimprurëse të filmave vizatimorë për fëmijë në botë që kur debutoi në “Channel 5” në vitin 2004. Përveçse filmi transmetohet në 118 territore, marka rozë “Peppa” gjithashtu fiton të ardhura të mëdha nga shitjet e mallrave në të gjithë globin, veçanërisht në SHBA dhe Kinë. /The Guardian/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy