Plovdiv, qyteti bullgar inagurohet si kryeqyteti europian i kulturës (VIDEO)

Plovdiv, qyteti bullgar inagurohet si kryeqyteti europian i kulturës (VIDEO)

Qyteti më i vjetër bullgar, Plovdiv është përuruar zyrtarisht si Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2019. Plovdiv pretendon të jetë qyteti më i vjetër i banuar i Evropës, me më shumë se 6 000 vjet histori. Pikat kryesore arkitektonike të Plovdiv që datojnë që në kohën trakiane, greke, romake, bizantine dhe osmane ndihmojnë për të provuar lashtësinë e këtij qyteti ballkanik. Rreth 50 000 njerëz u mblodhën në sheshin qendror të qytetit të shtunën, për të parë shfaqjen e hapjes.

Vendosur midis Ballkanit dhe Maleve Rodopi, qyteti i dytë më i madh bullgar, pas kryeqytetit Sofje, Plovdiv ka mbijetuar për mijëra vjet në udhëkryqin midis Evropës Perëndimore dhe Lindjes së Mesme. Qyteti në të dy anët e lumit Maritsa është i njohur edhe për diversitetin etnik. Shumë nga 340 000 banorët e tij i përkasin pakicave turke, rome, armene, greke dhe hebreje, të cilat kanë ndikim mjaft të madh në jetën e gjallë kulturore të qytetit. Rreth 350 ngjarje kulturore janë planifikuar në Plovdiv këtë vit, duke përfshirë një ekspozitë me fragmente të Murit të Berlinit për të shënuar 30 vjet që nga rënia e tij. 

Qyteti është zhvilluar historikisht në shtatë kodra syenite, disa prej të cilave janë 250 metra të larta. Për shkak të këtyre, Plovdiv shpesh përmendet në Bullgari si Qyteti i shtatë kodrave. Gjatë pjesës më të madhe të historisë së tij të regjistruar, Plovdivi ishte i njohur në Perëndim me emrin Filipopolis, pasi Filipi II i Maqedonisë e pushtoi qytetin në shekullin e 4-të p.e.s.

Qyteti fillimisht ishte një vendbanim trak dhe më pas u pushtua nga persët, grekët, keltët, romakët, gotët, hunët, bullgarët, kryqtarët dhe turqit. Sllavët ishin vendosur plotësisht në zonë deri në mes të shekullit të 6-të. Diçka e tillë është bërë në mënyrë paqësore pasi nuk ka të dhëna për sulme nga ana e tyre. Me themelimin e Bullgarisë në vitin 681, qyteti u bë një fortesë e rëndësishme kufitare e Perandorisë Bizantine.  Plovdiv është zgjedhur si kryeqyteti Europian i Kulturës krahas qytetit të Materas në rajonin e Basilicatës, në Italinë Jugore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy