
Inteligjenca artificiale (AI) takohet me artin. Kësaj here, nga ky “takim” ka lindur një skulpturë. Ideja ka qenë e artistit të New York-ut, Ben Snell, i cili "ka trajnuar" kompjuterin e tij, duke e kthyer në skulptor. Për ta bërë këtë, Snell shfrytëzoi një algoritëm, në dispozicion të të cilit u vunë fotot e mbi 1 000 skulpturave klasike, përfshirë Davidin e Michelangelos. Bazuar në këtë arkiv, IA krijoi një vepër arti origjinale, e cila tani është në shitje në shtëpinë e ankandit të Londrës, Phillips.
E veçanta e punës së Snell është se jo vetëm që është projektuar nga një algoritëm, por është bërë edhe nga pluhuri i kompjuterit që e ka krijuar atë. Në fakt, pasi krijoi programin që dizajnoi skulpturën, Snell çmontoi çdo element të kompjuterit (motherboard, kartë grafike, procesor) dhe përdori materialin e grirë.
"Përdora këtë lëndë për ta kthyer në sculpture. Pra, kam shkrirë në një të dyja potencialet e kompjuterit: aftësinë për të krijuar art dhe vetë atë si lëndë e parë”, shpjegon artisti në faqen e internetit të Fast Company. Skulptura është emërtuar Perëndi, pasi është frymëzuar nga perëndia e mitologjisë greke, Dionisi.



