83-vjetori i Konferencës së Pezës/ Mbahet aktiviteti festiv dhe përkujtimor “Peza n’Fest”

83-vjetori i Konferencës së Pezës/ Mbahet aktiviteti festiv dhe përkujtimor “Peza n’Fest”

Sot përkujtohet 83-vjetori i Konferencës së Pezës, mbajtur më 16 shtator 1942, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e rezistencës antifashiste shqiptare. 

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave të ndryshme antifashiste, me synimin për të krijuar një front të përbashkët kundër pushtuesit.

Si çdo vit, më 16 shtator, organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive nën moton “Peza n’Fest”. Programi nisi me ceremoninë zyrtare pranë memorialit të Pezës, në nderim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kontributit të delegatëve që morën pjesë në mbledhjen historike të vitit 1942.

Aktivitetet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës, duke përfshirë lojëra tradicionale, valle popullore, shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte. 

Atmosfera festive synon të sjellë bashkë brez pas brezi, duke i dhënë ngjarjes një dimension kulturor dhe shoqëror të veçantë.

Mbrëmja do të kulmojë me një koncert festiv ku do të performojnë artistë të njohur shqiptarë, duke e shndërruar Pezën në një skenë të madhe të kulturës, trashëgimisë dhe gëzimit të përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy