Në Gjirokastër çelet Muzeu i Musine Kokalarit

Në Gjirokastër çelet Muzeu i Musine Kokalarit

Në Gjirokastër është çelur Muzeu i Musine Kokalarit, si një nismë e familjarëve të saj.

Pas shumë vitesh përpjekjesh, Arjeta Kokalari arriti që së bashku me Ambasadën e Suedisë t’i sigurojë një shtëpizë disidentes që la gjurmë në historinë ‘Musinese’.

Copëza nga jeta e Musinesë, fotografi e dëshmi janë ekspozuar për herë të parë në një ambient dedikuar  kësaj të fundit për tu njohur me figurën e një gruaje luftarake me shpirt te pamposhtur sikurse ishte vetë Musineja.

Musine Kokalari u bashkua me disidentet e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve te saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe.

Ajo nuk mund të pranonte diktature, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohe dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, torturat ndaj së cilës, e çuan deri në vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy