70 filma në konkurrim në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “DEA OPEN AIR”

70 filma në konkurrim në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “DEA OPEN AIR”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të shtatë në datat 11-16 tetor 2020, në Tiranë.

Programi kryesor i festivalit, Filmi me Metrazh të Gjatë dhe Programi i Filmit të Shkurtër, do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 1 – Amfiteatri i Universitetit të Arteve.

Në qendër të festivalit vijon të jetë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë, në të cilin sivjet marrin pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Rusia, Italia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Ky program do të ofrohet çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në orën 19.00.

Këtë vit pjesë e festivalit janë edhe: Seksioni i filmit të Shkurtër – me 22 filma nga 13 vende të botës, të cilët do të ofrohen çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve dhe on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al), në orën 21.00 dhe Seksioni i Filmit Studentor – me 24 filma nga 10 vende të botës, të cilët do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 në mjediset e Universitetit të Arteve si edhe Seksioni i Filmit Dokumentar – me 16 filma nga 11 vende të botës, i cili do të ofrohet on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit janar 2020.

Në gjashtë edicionet e tij të fundit Festivali ndërkombëtar i filmit DEA OPEN AIR e ka konsoliduar vendin e vet në botën e kinemasë. Në ekranin e tij kanë zënë vend jo vetëm filmat më të mirë të industrisë europiane të kinemasë së viteve të fundit, por gjithnjë e më shumë syresh.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera europiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar, të cilët i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon, do të jenë këtë vit pandemie pjesërisht të pranishëm realisht por shumë intensivisht virtualisht, duke aksesuar filmat si edhe duke komunikuar me njëri-tjetrin ON LINE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy