Filmi “Mace” me Taylor Swift bën publikun të nxjerrë kthetrat (VIDEO)

Filmi “Mace” me Taylor Swift bën publikun të nxjerrë kthetrat (VIDEO)

Versioni filmik i muzikalit "Cats" ka nxjerrë për publikun trailer-in e tij, por përshtypjet dhe reagimet e para nuk ishin edhe aq “ledhatare”.

Filmi, do të dalë në dhjetor, dhe ka si protagoniste Taylor Swift, e cila luan për herë të parë në një film, përkrah aktoreve hollivudiane Jennifer Hudson, Judi Dench, Ian McKellen, Idris Elba dhe James Corden.

Filmi përdor fytyrat e aktoreve, që e kanë trupin të mbuluar me qime në mënyrë kompjuterike, teksa këndojnë dhe kërcejnë.

Scott Mendelson, kritik i filmit për Forbes.com, shkroi në Twitter se trailer-i ishte në mënyrë të përshtatshme "tmerrues dhe i marrë, si një makth. Mezi pres!"

Videoja grumbulloi më shumë se 100 000 shikime që në orën e parë të daljes së saj dhe hashtagu #Cats u bë shpejt elementi kryesor në Twitter.

Filmi, i drejtuar nga Tom Hooper i Britanisë, fitues i çmimit “Oscar” për "The King's Speech", është përshtatja e  parë nga muzikali "Cats" të Andrew Lloyd Webber. /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy