Dy përkthyeset Isida Foci dhe Sidita Dano ndanë me shikuesin e MCN TV detaje nga librat më të rinj që kanë sjellë në shqip. Ato thanë se përkthyesi kthehet në njëfarë mënyre në një autor të dytë, por rruga për të arritur te një përkthim i mirë kërkon një punë shumë të madhe.
Isida Foci
Libri i Maria Avramidu është nga letërsia qipriotë. Ajo ka punuar prej vitesh në televizionin qipriot. Ajo shkruan në mënyrë të tillë që nxit regjisorët për t’i vënë në skenë. Jeton në Qipro. Janë vetëm 6 tregime po brenda tyre ka shumë informacion për jetesën qipriotë. Ti arrin të kuptosh dhe të njohësh jetesën në Qipro dhe në të gjitha fushat e jetës.
Libri tjetër, ai i Amanda Michalopoulos, flet për metamorfozën e një nja vajze që zgjohet dhe mëson se është djalë. Autorja është ndikuar nga Kafka. Amanda është një nga shkrimtaret më të njohura bashkëkohore greke. Është libri i dytë që unë përkthej prej saj. Është shumë moderne, avangardë në mendime dhe di të shkojë te lexuesi.
Sidita Dano
“Akorduesi i pianos” ndërthur shumë mirë ndjeshmërinë që të jep muzika me rrugëtimin e një personazhi që ka qenë gjeni por në moshën 40-vjeçare është thjesht një akordues pianosh. Ai shoqërohet nga një zotëri që vjen nga bota e biznesit dhe gjatë rrugëtimit të tyre në Tajvan dhe Nju-Jork zbulojmë elementë të jetës së kompozitorëve të mëdhenj.
Nuk e njoh shumë mirë muzikën klasike. Unë kam piano në shtëpi por nuk e njihja atë nga brenda. Arrita ta njoh përmes këtij libri. Përkthimi ka vështirësitë e veta. Por ti kthehesh në një njeri që gjatë gjithë kohës jeton me veprën.



