Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur, Kasëm Trebeshina, Biblioteka Kombëtare ka çelur sot ekspozitën me emrin e tij. Kjo ekspozitë e cila përmbledh krijimtarinë e botuar të Kasëm Trebeshinës vjen për publikun e gjerë si një vëmendje e veçantë kushtuar këtij personaliteti të letrave shqipe.



