P.Diddy kryeson listën e "Forbes" si këngëtari më i paguar për 2017, pas tij Beyonce e Drake

P.Diddy kryeson listën e "Forbes" si këngëtari më i paguar për 2017, pas tij Beyonce e Drake

Industria e muzikës është minier ari për të gjithë këngëtarët të cilët arijnë të shesin miliona CD dhe të marrin miliona klikime në youtube dhe në rrjetet sociale për videot e tyre muzikore.

Por kush janë më paguarit për këtë vit sipas “Forbes”.

Revista ka zbuluar listën e muzikantëve më të paguar duke përfshirë ColdPlay, Beyonce, PDiddy apo Justin Bieber në mesin e më të mirëve.

Diddy (Sean Combs) u emërua i pari në listë me 130 milionë dollarë fitime vjetore. Manjati i biznesit, reperi dhe njëkohësisht aktori i njohur u pasua nga Beyonce, e cila do të dërgojë në shtëpi 105 milionë dollarë falë turit të saj “Formation World”.

Drake, The Weeknd dhe banda britanike Coldplay mbyllin Top-5-shen e parë me fitime nga 94-85 milionë dollarë secili.

Më i riu në listë është Justin Bieber, i cili fitoi shumën më të madhe vjetore të karrierës së tij falë 105 koncerteve të zhvilluara. Ai gjithashtu mori shpërblim të majmë nga një marrëveshje fitimprurëse me Calvin Klein.

Por ajo që bie në sy në renditje është në 10 më të paguarit janë edhe dy grupet legjendar të rokut siç janë Guns N’ Roses që renditen të 6 dhe Metallica në vendin e 10 me fitime vjetore 66.5 milionë dollarë.

Kjo tregon se edhe pse vitet kanë kaluar dhe ryma e muzikës ndryshon, dy grupet legjendë të rokut kanë dëgjesit e tyre të pa mposhtur dhe besnikë në të gjithë botën,

Lista e plote

1) Diddy ($130m)

2) Beyonce ($105m)

3) Drake ($94m)

4) The Weeknd ($92m)

5) Coldplay ($88m)

6) Guns N’ Roses ($84m)

7) Justin Bieber ($83.5m)

8) Bruce Springsteen ($75m)

9) Adele ($69m)

10) Metallica ($66.5m)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy