
Ndër dirigjentët me të famshëm në nivel botëror Zubin Mehta, së bashku me Orkestrën Filarmonike të Beogradit, morën mbrëmë duartrokitje të gjata, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit në Tiranë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale e quajti pjesëmarrjen e tij një nder të madh që iu bë vendit. Sipas saj, ardhja e tij, dëshmon tashmë që Tirana është futur në agjendën e yjeve botërorë. “Nder të kishim mes tonë, legjendën e dirigjimit botëror, mjeshtrin Zubin Mehta! Dy gjeni të kompozicionit Beethoven dhe Berlioz erdhën në skenën e Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën interpretimin virtuoz të Orkestrës Filarmonike të Beogradit, që feston 100-vjetorin e krijimit, me një rrugëtim në “Ballkanin e Hapur”. Ardhja e Zubin Mehtës në Tiranë ishte jo vetëm një ngjarje e amdhe kulturore që u dëshmua nga duartrokitjet e gjata të publikut, por edhe një konfirmim që kryeqyteti ynë është futur në agjendat e yjeve botërorë". Dirigjenti Zubin Mehta, tashmë 87-vjeçar por ende me një aktivitet të ngjeshur artistik. Kjo është hera e parë që dirigjenti me famë ndërkombëtare vjen në Shqipëri,



