29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

29 Shtatori shënon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, një ditë e veçantë për të festuar, nderuar dhe promovuar pasuritë e çmuara kulturore të Shqipërisë.

Kjo ditë ka në themel një akt patriotik dhe atdhetar që daton në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore. 

Tre ushtarakë shqiptarë, Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, ndaluan grabitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke mbrojtur kështu një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare.

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore u kremtua për herë të parë më 29 shtator 2003 dhe prej asaj kohe është kthyer në një moment reflektimi dhe vlerësimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjen, studimin dhe promovimin e kësaj trashëgimie të vyer.

Në qendër të kësaj dite qëndron përkushtimi, pasioni dhe sakrifica e atyre që kanë dhënë ndihmesën e tyre në mbrojtjen e trashëgimisë kulturor, qoftë nëpërmjet dijes e punës, qoftë edhe me jetën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy